Zjarret si kjo i sotmi që shkatërroi pallatin dhjetëkatësh që rrezikojnë jetë njerëzish por dhe shkatërrojnë mundin e një jetë të banorëve të tij nxjerr në pah problematikat dhe detyrimet që ndërtuesve ua përcakton ligjin por që shpesh nuk zbatohen.
Do të jenë autoritetet që do të përcaktojnë shkakun e zjarrit por dhe nëse ndërtuesi ka zbatuar të gjitha kriteret e ligjit të cilat janë për të shpëtuar jetën e banorëve të apartamenteve
Po kishte pallati me impiant kundra zjarri?
Shefi i zjarrfikëseve në Tiranë Shkëlqim Goxhaj tha se do të verifikohet nëse pallati ka pasur sistem mbrojtje të zjarrit.
Instalimi i impiantit kundër zjarrit në cdo ndërtesë është detyrim ligjor në Shqipëri. Në nenin 40 të ligjit nr 152/2015 për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” është përcaktuar qartë se ndërtesat e çdo lloji duhet të kenë projektin teknik të sigurisë nga zjarri, të kompletojnë sistemin hidrik, sinjalizimin dhe sistemin për shuarjen e zjarrit si dhe mjete të tjera teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe mënyrat e evakuimit të njerëzve. Po kështu parashikohet dhe përfshirja në dokumentacionin që shoqëron projektin, masat specifike të sigurisë nga zjarri, natyrën e rrezikut që mbart objekti apo ndërtesa që projektohet.
Në pikën dy të këtij neni thuhet qartë se hartuesi i projektit të mbrojtjes nga zjarri mban përgjegjësi, sipas legjislacionit në fuqi, për respektimin e dispozitave të këtij neni dhe akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. Pastaj është shërbimi vendor i MZSH-së (Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi) miraton projektin dhe shoqëron dokumentacionin tekniko-ligjor të lejeve zhvillimore, lejeve të ndërtimit, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
Moszbatimi i projektit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, ngarkon me përgjegjësi, sipas legjislacionit në fuqi, personat fizikë e juridikë që i kanë ato në pronësi ose në administrim, thuhet në pikën 1 të nenit 42 të këtij pr/ligji ndërsa në pikën 2 parashikohet që punonjësit e shërbimit të MZSH-së mbajnë përgjegjësi për lëshimin e certifikatës së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin kur nuk janë zbatuar detyrat e parashikuara në projekt.
“Çdo pallat duhet të ketë depozitë uji të paprekshme dhe sisteme tubacioni të shpërndara në cdo kat derit tek fikësja zjarrit. Sistemet e sigurisë nga zjarri janë të detyrueshme. Janë normative në funksion të pallatave” na thotë inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj.
Por çfarë ndodh në realitet
“Shumica janë fiktive dhe nuk janë me ujë” na tregon inxhinieri i ndërtimit Beqaj.
Ligji parashikon që shkeljet nuk përbëjnë vepër penale por janë përgjegjës për kundërvajtje administrative. Në rastet e shkeljeve të nenit 40, parashikohet dënim me gjobë, në masën nga 50 000 deri në 200 000 lekë; për shkelje të nenit 42 parashikohet dëni me gjobë, në masën nga 20 000 deri në 100 000 lekë.
Shefi i zjarrfikëseve në Tiranë Shkëlqim Goxhaj tha se zjarri ka arritur deri në katin e dytë të pallatit, por do të jenë hetimet që do të përcaktojnë nëse flakët kanë nisur nga kati i dytë për tu ngjitur lart në tarracë apo nga lart poshtë.
Çfarë parashikon neni 40 i ligjit nr. 152/2015 ‘PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN’
Renditen dhe detyrimet e hartuesit të projektit për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin
1. Në objektet dhe ndërtesat e çdo lloji, ndërtime të reja apo rikonstruksione, që konsistojnë në ndryshime në impjantistikë, individët apo subjektet e licencuara, sipas dispozitave në fuqi në fushën e projektimit, detyrohen të:
a) përgatitin projektin teknik të sigurisë nga zjarri dhe shpëtimin, për kategori ndërtimesh e instalimesh, në bazë të standardeve dhe normave në fuqi;
b) parashikojnë, në dokumentacionin teknik të projektimit, sipas kategorizimit të objekteve, kompletimin e tyre me sisteme hidrike, sinjalizimi, sisteme për shuarjen e zjarreve, mjete të tjera teknike për mbrojtjen nga zjarri dhe mënyrat e evakuimit të njerëzve;
c) parashikojnë dhe përfshijnë, në dokumentacionin që shoqëron projektin, masat specifike të sigurisë nga zjarri, natyrën e rrezikut që mbart objekti apo ndërtesa që projektohet.
2. Hartuesi i projektit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin mban përgjegjësi, sipas legjislacionit në fuqi, për respektimin e dispozitave të këtij neni dhe akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Pyesni jurgenin e kasharit qe ka bo projektin
PërgjigjuNe Tirane po ndodh nje fenomen qe duhet denoncuar. Rasti jepet me nje shembull. Te gjithe pallatet e reja, shfrytezojne nje kabine elektrike te nje pallati ekzistues. Tek 21 dhjetori, 5 pallate te reja marrin energji ne nje kabine elektrike tek pallati 41. Jane tre transformatore qe do zoti njeri te marre flake, nuk e di cmund te behet. Pse nuk e shikon kush e ka per detyre kete fenomen?
PërgjigjuFale politikaneve tane te gjithe pallatet jane ne normat e sigurise qe jua qr bastardeve te pangopur qe nuk kane bere asnje lloj mase sigurie te gjithe do digjen si ky sepse as hapesire midis pallateve per tu futur zjarrfikesja nuk ka
Përgjigju