Kronikë
Top 24

Tiranë, vijon bojkoti te Shkencat Sociale dhe Filologjiku, tension në Shkodër me grupit të ngujuar dhe rektorit (VIDEO)

5 Shkurt 2019, 11:38| Përditesimi: 5 Shkurt 2019, 15:39

  • Share

TIRANE-Ditën e sotme zhvillohet normalisht mësimi në të gjitha fakultetet, me përjashtim të Shkencave Sociale dhe Filologjikut. Dy fakultetet edhe dje e bojkoton mësimin, pasi një grup pedagogësh kanë bërë thirrje për grevë, pasi kundërshtojnë ligjin e arsimit të lartë. Te fakulteti i Shkencave Sociale, studentët presin vendimin e pedagogëve që do të mblidhen sërish nesër në asamble për të vendosur përfundimisht nëse do të futen në grevë, apo do të vijojnë bojkotin.

Ndërkohë që përpos Tiranës, edhe në Shkodër dy fakultete janë të bllokuara nga një grup studentësh, Juridiku dhe Ekonomiku. Në universitetin e Shkodrës nuk ka munduar tensionimi i situatës mes rektorit Adem Bekteshi dhe grupit të studentëve që kanë bllokuar hyrjen në dy fakultetet. Rektori bëri të mundur që studentët që kanë dashur të hyjnë në mësim të futen duke qëndruar tek dera bashkë me punonjësit e sigurisë, ndërsa grupi që janë ngujuar i thërrasin rektorit “roje”.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tori: 05/02/2019 18:07

    Jane "student" por ne te vertet jane kamikazet e PD pjesmarres ne cdo protest te PD.

    Përgjigju
  • Fad: 05/02/2019 12:45

    I shikoni cfafe *aviresh jan, se vetem *aviret therrasin keshtu, do drejtojn istitucione neser keto zhgarravina,tuhiqet e drejta e studimit,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?