Sociale

Vjen në jetë fëmija i dytë me in Vitro te 'Koço Gliozheni' (VIDEO)

27 Maj, 12:33| Përditesimi: 27 Maj, 12:44

  • Share

Një tjetër zemër nisi të rrahë përmes procedurës in Vitro të ofruar për herë të parë në shtet.

“Bekim”, është bebi i dytë që vjen në jetë me këtë metodë, që po aplikohet në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Nëna e tij Lumturia, kishte provuar më herët dy procedura in vitro në spitalet private në kryeqytet, por pa sukses.

Në dhjetor të 2024-ës lindi fëmija i parë më in Vitro. Fertilizimi in Vitro mbulohet financiarisht nga shteti edhe gjatë vitit 2025, duke u ardhur në ndihmë 150 çifteve në të dyja maternitetet “Koço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë” që përballen me vështirësi për të sjellë në jetë një fëmijë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?