Tiranë-Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi vodhën një motor dhe disa matësa uji në një pallat në rrugën ‘Besa’.
Kallëzimi për grabitjen u bë nga administratori i pallatit, ndërkohë policia bën gjithashtu me dije se vëllezërit rezultojnë me precedentë të theksuar për vjedhje.
Blutë bëjnë me dije se motori u gjet në afërsi të banesës së tyre ndërsa u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i administrimit të shpejtë të denoncimeve të shtetasve N. Ç. dhe A. P., se te pallati që administron ky i fundit, në rrugën “Besa”, ishin vjedhur 1 motomjet dhe disa matësa uji, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët.
Konkretisht, u arrestuan vëllezërit, shtetasit A. N., 33 vjeç dhe K. I., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
