Tiranë/ Vodhën bizhuteri dhe iu gjet 53 gram kokainë, në pranga 2 vëllezër (VIDEO)

1 Dhjetor 2020, 12:08| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 12:36

  • Share

TIRANË - 2 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi janë autorë të dyshuar për vjedhjen e bizhuterive në një argjendari në kryeqytet.

Arlind Spahija dhe Arvid Spahija, vëllezër ranë në prangat e policisë pasi vodhën 8 mln lekë të vjetra në një argjendari.

Në kuadër të operacionit të koduar "Brothers", gjatë arrestimit të tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 53 gram kokainë, bizhuteritë e vjedhura një sasi parash, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjetin me të cilin janë larguar si dhe 2 aparate celularë.

Sipas policisë, 2 vëllezërit, Arlind dhe Arvid Spahija, 27 dhe 29 vjeç kanë vjedhur një argjendari në rrugën "Muhamet Gjollesha" në pronësi të një personi me iniciale Z.S.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1606821179_kokina.jpg

2 vëllezërit e arrestuar dhe kokaina e sekuestruar

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?