Kronikë

Tiranë/ Vodhën makinën e një 28-vjeçareje, 1 i arrestuar, shoku në kërkim (VIDEO)

27 Prill, 13:39| Përditesimi: 27 Prill, 13:52

  • Share

Tiranë- Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim pasi vodhën makinën e një 28-vjeçareje, në rrugën "Kol Koçi", në Yzberisht.

Dy të rinjtë, Marjus Shkëmbi i arrestuar dhe Ergivio Hysa (Braushaj) e morën makinën dy ditë më parë (25 prill) në garazhin e pallatit ku e reja banon.

Makina e grabitur u gjet pranë shtëpisë së 20 vjeçarit të arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u  shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip "Nissan Micra", në një garazh në rrugën "Kol Koçi", në Yzberisht.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar).  Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?