Kronikë

Tiranë/ Vodhën rreth 15 mijë euro dhe bizhuteri floriri në dy shtëpi, ‘Vlera’ prangos një nga hajdutët, tjetri shpallet në kërkim (EMRAT+VIDEO)

30 Korrik, 14:40| Përditesimi: 30 Korrik, 15:18

  • Share

Tiranë- Policia identifikon dhe godet një grup që kryente vjedhje banesash në kryeqytet.

Gjatë operacionit të koduar “Vlera” janë dokumentuar vjedhjet me thyerje në dy shtëpi, ndërsa një prej autorëve të dyshuar u arrestua dhe tjetri u shpall në kërkim.

I ndaluari është Rexhep Koçi, 57 vjeç, kurse i kërkuari Griseld Lika, 30 vjeç.

Gjenden në banesën e të arrestuarit edhe 900 mijë lekë, 5700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse, unaza) dhe 8 celularë, të dyshuara të vjedhura, dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve.    

“Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, si rezultat i të cilit janë zbardhur 2 raste në këtë fushë dhe janë identifikuar 2 autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, shtetasi R. K., 57 vjeç, është arrestuar, ndërsa tjetri, shtetasi G. L., 30 vjeç, është shpallur në kërkim”, tha policia.

Nga hetimet dyshohet në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, në 2 banesa, gjatë muajve shkurt dhe korrik, shuma të konsiderueshme parash, sende me vlerë dhe celularë. 

Policia ndau edhe pamjet nga kamerat e sigurisë të vjedhjeve të kryera, teksa vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ai dhe shtetasi i arrestuar.

Ndaj tyre rëndon akuza “vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe dosja i kaloi prokurorisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?