TIRANE - Olsi Bibollari, pronar i një restoranti dhe aksioner në një bar kafe në Tiranë, nuk u mjaftua me 50 mijë euro borxh, që i njohuri i tij, doktor ia dha me kontratë.
Disa ditë më parë, ishin drejtuar të dy tek noteri, 38-vjeçari, baba i dy fëmijëve, dhe mjeku për të firmosur kontratën që njeh borxhin mes tyre.
Teksa janë kthyer sërish bashkë me automjetin e Olsi Bibollarit, doktori ka harruar në automjet çelësin e apartamentit. Sipas burimeve, 38-vjeçari nuk ka humbur kohë dhe sapo është ndarë me doktorin dhe është siguruar që nuk iu drejtua banesës, ka shkuar ne apartamentin e tij te Komuna e Parisit, ka hapur derën me çelës, dhe ka marrë 15 mijë euro.
Kur ka vënë re mungesën e parave, doktori ka bërë denoncim në polici dhe pasi kanë hapur kamerat është arritur të identifikohet se personi që ika hyrë në shtëpi, është miku të cilët i kishte dhënë 50 mijë euro borxh.
Policia thotë se në shtëpinë e autorit, sekuestroi shuma parash të dyshuara nga ato që u vodhën në banesën e kardiologut. Po ashtu u sekuestrua një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë momentit kur ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e doktorit, ngjarje e ndodhur më 25 gusht.
Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Olsi Bibollari rezulton të jetë pronar i Restorant Ogi, dhe aksioner tek një bar Kafe, “Vok”, ndërsa tashmë do të hetohet për veprën penale të vjedhjes.
Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja që është bërë ditën e sotme në Tiranë, ku një 38-vjeçari Olsi Bibollari mori 15 mijë euro në një banesën e një mjeku.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 38 vjeçari dhe mjeku kanë pasur lidhje miqësore, ku para një jave doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri.
Por, pasi janë takuar doktori ka harruar çelësinë e apartamentit në makinën e Bibollarit, të cilin ky i fundit e ka marrë dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, e ka hapur dhe ka marrë 15 mijë euro.
Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici dhe pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjera është identifikuar se autor i vjedhjes është Olsi Bibollari.
Perderisa i ka bere me noteri dhe ka denoncuar vjedhjen doktori i ka te deklaruara leket por.ky Idioti si e ben nje pabesi te tille kur tjetri e ndihmon me kredine.(me falni nuk di ç'fshihetmbrapa skenes)
PërgjigjuNga i gjeti mjeku 65.000 euro cash?! Kursime?!
PërgjigjuGjynah se doktori torturohet gjith vitin tu na I mledh pacientave dhe u bana marak se mos ka ngel pa lek,se po nuk kontribum na te tan ka pak ku do I marrin doktori shkret?Jena na qe asht ai!Tesh kam frik se tapo I del pun edhe doktorit me ja fut nje xhiro nga SPAKU me deklaru se ku I ka marre!edhe I bjen me u deklaru te dy HAJNA!!
PërgjigjuHajdut nuk eshte ky “biznesmeni” Ndfta ky ka mare paret e interesave c’te bente I vafri i duheshin Po dok ku i gjeti apo punon dhe fajdexhi naten Mmmmmmm
PërgjigjuImagjinoni aq lekë ka doktori sa i jep me interes hallexhinjve...fusni ne burg doktorat se po degjenerojnë komplet shoqërinë shqiptare,hajdutë edhe kriminelë...u dënoftë zoti që pini gjakun e popullit..vampira
PërgjigjuDoktorrat jan shtresa me e ulet e shoqerise
PërgjigjuZinxhiri i hajnave fillon nga Parlamenti e perfundon ne hale te gomereve.
PërgjigjuSikur ja paska vjedhur Adriano celentanos. Po hajdutit ja Ka vjedhur nje mini hajdut. Shqiperie e bukur Shqiperi. Do behet ky vend ne boten tjeter
PërgjigjuPo si u kursekan keto 50 mij euro keshtume ja dhen borxh. Se Di shefit te urgjences. Po drejtori spitalit luan me dy zero me shume. Edhe I vjedh edhe 15 mij te tjetra... Super lajm. Ne qe punojme nuk kemi asnje cent vec puno ha jeto kaq... Aman me Aman kjo shqiperia gjor... Me hajduta e Versace kudo... Se kur do behet nje zot e di...
PërgjigjuPo doktori ku i gjeti 65 mije euro cash?
PërgjigjuBravo doktori 15 mije euro i mbante ne shtepi.....
Përgjigju65 mije euro.
Po mjeku ku i gjeti 15 mije euro? Pse nuk i mban leket ne bank si te gjithe ne te tjeret? Hetojeni mjekun, arrestojeni dhe bllokojani shumen e parave te pajustifikuara.
PërgjigjuPo ca 15 mor po 65 thuaj se i dha dhe 50 ketij borxh e 15 i kishte ne shpi
Ku i gjeti doktorit keto leke????Super hajdut!!!