Tiranë/ Vodhi 300 mijë lekë të vjetra në recepsionin e hotelit ku kishte punuar, në kërkim 17-vjeçari! Momenti kur merr paratë duke kërcënuar punonjësin

29 Qershor, 16:20| Përditesimi: 29 Qershor, 16:26

  • Share

TIRANË- Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi ka vjedhur një shumë parash në një hotel në rrugën ‘Fortuzi’. I mituri, i veshur me bluzë të zezë, i cili më parë kishte qenë punojnë recepsioni në hotelin që vodhi lekët, kërcënoi punonjësin aktual duke i marrë shumën e parave.

Recepsionisti në detyrë i veshur me bluzë të bardhë, nuk bëri rezistencën, ndërsa 17-vjeçari duket sikur i tregon armë në brez, por kjo nuk është e qartë nëse vërtetë ishte i armatosur ose jo. Pasi merr paratë largohet qetësisht.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën "Fortuzi", ku ka qenë i punësuar si recepsionist. Materialet i kaluan Prokurorisë.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 30/06/2024 07:55

    Lekt e veta mi non ka marr ato qe nuk i dha pronari . Nga video duket qart qe nuk ka ushtru as dhe nje dhun as me mask . Nuk bon as dhe nje dit burg . Duket shum qarte ne video. Do e cojn në thigh kot se sa perte hum he dite pun gjygjtarja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?