Tiranë - Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se vodhi një automjet me qëllim për ta çmontuar dhe shitur për pjesë këmbimi.
Ngjarja u regjistrua gjatë orëve të mesnatës në bulevardin “Bajram Curri”.
Pas kontrolleve të kryera, blutë gjetën makinën pranë banesës së 38-vjeçarit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas njoftimit se në bulevardin “Bajram Curri”, ishte vjedhur një automjet, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Automjeti i vjedhur u gjet në afërsi të banesës së 38-vjeçarit, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
