Kronikë

Tiranë/ Vodhi çantën me 14 mijë euro në një lokal, pranga 65-vjeçarit (EMRI+VIDEO)

4 Tetor, 09:41| Përditesimi: 4 Tetor, 09:54

  • Share

Tiranë- Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi çantën e një klienti në një lokal në rrugën “Mihal Duri” në kryeqytet.

Pasi mori çantën me 14 mijë euro Ardian Gurakuqi e fshehu atë në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, siç shihet edhe nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë. 

Çanta u sekuestrua nga blutë si provë materiale.

Vijojnë hetimet për vjedhjet që mund të ketë kryer autori.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.

Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?