Një 40-vjeçar është arrestuar gjatë tentativës për të djegur një makinë të cilën e kishte vjedhur. Makina rezulton në pronësi të kushërirës së tij B.Gj., e cila pasi ka konstatuar mungesën e makinës ka njoftuar policinë.
Policia ka arrestuar A.GJ., 40 vjeç, banues në Kamëz disa orë pasi vodhi makinën dhe u kap në tentativë për të djegur makinë, të cilën e kishte lyer me benzinë. Falë ndërhyrjes së policisë u bë i mundur parandalimi i djegies së mjetit.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
40-vjeçari do të përballet në gjykatë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Armëmbajtja pa leje".