Tiranë/ Vodhi me dhunë një automjet në hyrjen e një mobilerie, vihet në pranga 32-vjeçari! Policia gjen mjetin e braktisur

12 Dhjetor, 10:12| Përditesimi: 12 Dhjetor, 10:20

  • Share

Një 32- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi dje 11 dhjetor vodhi një automjet në hyrjen e një mobilerie.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Bajram Curri", ku 32 vjeçari kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacioni policor i koduar "Grab", ku në pranga ra personi me inicialet I. L., 32 vjeç, banues në Durrës. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën "Babë Rexha" dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale’, njoftoi sot policia.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?