Tiranë/ Vodhi një automjet në një garazh në kryeqytet, arrestohet 21-vjeçari

31 Gusht, 10:39| Përditesimi: 31 Gusht, 10:53

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 21- vjeçarin me inicialet A.H, pasi vodhi një automjet, në një garazh në rrugën "Xhanfize Keko", në Tiranë.

21- vjeçari e ka vjedhur mjetin tip 'Benz' më datë 29.08.2024, në një garazh në rrugën "Xhanfize Keko", dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës.

Sipas policisë, makina e vjedhur është sekuestruar, ndërsa 21-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për të njejtën veprimtari kriminale

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.   

Finalizohet operacioni policor i koduar "Garage".

Vodhi një automjet, në një garazh në rrugën "Xhanfize Keko", arrestohet 21-vjeçari, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale.

Gjendet në zonën e Laprakës, dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Garage".

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. H., 21 banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 29.08.2024, ka vjedhur një automjet tip "Benz", në një garazh në rrugën "Xhanfize Keko", dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?