Kronikë

Tiranë/ Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Babrru, autori u arrestua në Durrës! Ishte i dehur, u konfliktuan pasi po pinin së bashku në një lokal (EMRI+VIDEO)

3 Tetor, 08:36| Përditesimi: 3 Tetor, 12:01

  • Share

TIRANË - Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës "Azem Hajdari" në Babrru. Autori Arlind Demushi, 38-vjeç, u lokalizua në Durrës. Forcat e policisë në bashkëpunim me ato Operacionale ndërhynë në një banesë ku ndodhej autori. 

Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.  Mësohet se autori ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja dhe ende nuk i është marrë dëshmia. Ai ka qenë së bashku me Ismajlgecin duke pirë në një lokal, por kanë dalë, janë konfliktuar për motive banale. 

Në këtë moment, autori i dehur e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur dhe ka ikur. Identiteti i tij u zbulua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe u kap pas disa orësh. Në momentin që është kapur ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Edhe më herët, në ditë më përpara, të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mbrëmë, Report TV raportoi se autori pasi e ka goditur me thikë, ka shkuar në një lokal rreth 300 metra pranë vendit të ngjarjes dhe është parë nga banorët me njolla gjaku. Pasi ka qëndruar pak, është larguar nga lokali dhe ka humbur gjurmët, por është lokalizuar më pas në Durrës. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru.     

Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.        

Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit. 

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.  

Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh.  

Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ora 11:54
Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, Report Tv siguron foton e autorit

1759485294_arlinddemushi.jpg

Foto: Arlind Demushi

Report Tv ka siguruar foton e autorit i cili vrau me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci.

 Arlind Demushi, 38-vjeç, u lokalizua në Durrës. Forcat e policisë në bashkëpunim me ato Operacionale e arrestun në banesën që po qëndronte i fshehur.

Ora 09:43
'Mos lëviz!' Momenti kur vihet në pranga autori i vrasjes së 40-vjeçarit në Babrru, u kap në një banesë në Durrës (VIDEO)

 

Ky është momenti i arrestimit të 38-vjeçarit Arlind Demushi, autori i vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci mbrëmjen e së enjtes në Babrru. Policia në bashkëpunim me Forcat Operacionale e lokalizuan në një banesë në Durrës, ndërsa në video shihet edhe momenti kur ndërhyjnë për ta arrestuar. 

"Mos lëviz", thotë policia teksa hyjnë në banesën ku ndodhej 38-vjeçari dhe i vënë prangat.
 

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?