Darment Keli pas arrestimit dhe gjatë masës në gjykatë

Kronikë

Tiranë/ Vrau Amarildo Hoxhallarin se i ngacmoi të fejuarën, Prokuroria çon për gjykim Darment Kelin 

9 Prill, 11:46| Përditesimi: 9 Prill, 13:02

  • Share

Prokuroria e Tiranës çon për gjykim Darment Kelin, i cili akuzohet se vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin në 24 gusht 2024, ngjarje e ndodhur në lagjen 'Astir'.

Lajmi i konfirmua nga organi i akuzës ditën e sotme (9 prill). 

Keli deklaroi se pa nga ballkoni Amarildo Hoxhallarin që i ngacmoi të fejuarën dhe pas debatit, konflikti degjeneroi në përdorimin e armës së ftohtë me pasoja fatale.

“Qëlloi me thikë shtetasin A.H. se i ngacmoi të fejuarën, Prokuroria Tiranë çon në gjyq autorin për veprën penale ‘vrasje me dashje’. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.K. për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Nga hetimet e procedimit penal nr. 5141, të vitit 2024, rezultoi se më datë 24.08.2024 ndërroi jetë nga plagosja me thikë shtetasi A.H., ndërsa u arrestuan në flagrancë shtetasit D.K. dhe A.M”, njofton prokuroria në lidhje me dinamikën e ngjarjes dhe hetimet e kryera.

E gjithë ngjarja nisi kur viktima Hoxhallari dhe miku i tij, dyshohet se ngacmuan me fjalë një vajzë, veprim ky që u pa nga ballkoni nga Keli, i cili më pas u konfliktua me dy personat.

Në konflikt e sipër, ai qëlloi disa herë me mjet prerës thikë, në pjesë të ndryshme të trupit Hoxhallarin, duke i shkaktuar më pas atij vdekjen.

“Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se personat në fjalë ngacmuan të fejuarën e tij, e cila ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë, teksa pranoi se në konflikt e sipër e goditi disa herë në krah dhe në pjesën e barkut”, theksohet në dosje.

Bazuar sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq të Kelit për veprën penale ‘vrasje me dashje’.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maloqeri ceceni: 09/04/2025 13:36

    ,,,eshte mush tirona me cecen,,ske fai o cun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?