Hekuran Gjoni dhe Asim Gjoni (viktima)

Kronikë

Tiranë/ Vrau me thikë djalin pasi e bullizonte, gjykata cakton arrest me burg për 74 vjeçarin  

5 Shkurt, 11:21| Përditesimi: 5 Shkurt, 11:35

  • Share

TIRANË-Gjykata e Tiranës caktoi sot (5 shkurt) masën e sigurisë “arrest në burg” për 74 vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni.

Ngjarja ndodhi më 1 shkurt tek Kodra e Priftit në rrugën Ilia Shyti në Tiranë, brenda banesës së familjes Gjoni.

37 vjeçari Asim Gjoni u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe për pasojë ndërroi jetë.

Një ditë pas ngjarjes, (2 shkurt) policia e Tiranës arrestoi autorin dhe e referoi ngjarjen në prokurori për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në dëshminë e tij, përveç pretendimit fillestar që djali e bullizonte i moshuari ka thënë se i biri ka dhunuar edhe motrën, veprim që ka bërë që ai të reagonte.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?