Tirane- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm uli me 5 vite burg dënimin për Ludjan Zaimin I cili dy vite më parë vrau kolegun e tij Çaush Saliasi brenda në ambientet e komisariatit nr 3 në Tiranë.
Ngjarja e rëndë u shënua më 23 maj 2022, rreth orës 21:30, brenda në ambientet e komisariatit, në zyrën e instruktazhit, pak para se të dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. 25 vjeçari, atëherë efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç. .
Më 15 shtator 2023 Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për për akuzën “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit' dhe e dënoi me 35 vite burg ish-policin e Ludjan Zaimi ndërsa në vendimin e saj Apeli vendosi të ndryshojë akuzën në 'vrasje me paramendim"
Zaimi ankimoi në Apel vendimin duke kërkuar Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale ”Vrasje me dashje”, sipas nenit 76 të K.Penal apo atë të “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal, duke caktuar një dënim propocional për të. Si dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar
Në përfundim të gjykimit, më datë 25 janar 2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Genti Dokollari dhe anëtarë Irena Brahimi dhe Fuat Vjerdha, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 2016 datë 15.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me cilësimin juridik dhe dënimin, si më poshtë vijon: -Deklarimin fajtor të të pandehurit L.Z për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim. Lënien në fuqi të vendimit për disponimet e tjera" thuhet në vendimin e Apelit.
Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.