Tiranë/ Vrau të riun për radhën në market, Apeli lë në fuqi dënimin 6 vite e 8 muaj burg ish-policin Arbër Sula

8 Shkurt, 16:12| Përditesimi: 8 Shkurt, 19:53

  • Share

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 6 vjet e 8 muaj burg për Arbër Sulën i cili vrau me armë zjarri në 14 dhjetor të vitit 2021 Jurgen Dukën në një market pas një sherri për radhën.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm e dënoi me 10 vite burg ish-policin Sula për veprën penale “Vrasje me dashje”, por që dënimi iu konvertua me 6 vite e 8 muaj.

Ish-agjenti i krimeve me detyrë në Dibër, qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin në konfliktin e nisur për radhën e pagesës në market në rrugën ‘Irfan Tomini’. Fillimisht Duka mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Arbër Sula ishte në arrati për më shumë se dy muaj nga vrasja, teksa u vetëdorëzua në polici në 1 mars të 2022.

Jurgen Duka nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi rezultoi me precedent të mëparshëm kriminal. Rasti më i fundit, në vitin 2020 ai u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’ dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t'u gjykuar.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • eda: 09/02/2024 14:17

    26 ti kishin dhene,ishte vrasje me dashje, keta ja ulin,drejtesia e leshit

    Përgjigju
  • Pjeter: 09/02/2024 13:14

    Ç'beni keshtu more???!!! Po si do ta ndaloni gjak marrjen me keto vendime te tilla?? 6 vjet per nje vrasje te paster per motive te dobeta?? Skandal,tmerresisht skandal eshte!!! Ska se si te habitesh pse te rinjte nuk shofin te ardhme ne Shqiperi,çmimet katastrofe,paga urie,jeta vlen sa per nje qepe.Politikane e gjyqtare, historikisht do te quheni shkaterrimtaret e kombit shqiptar!!

    Përgjigju
  • tiku: 09/02/2024 08:19

    6 vite per vrasje????? bo si tallet drejtesia...

    Përgjigju
  • Gripi: 08/02/2024 22:16

    Cfare eshte ky denim qesharak per polici qe vret me armen e sherbimit nje njeri per arsye banale? Nxini viktimen duke justifikuar pushkatimin pa gjyq nga dikush qe shkallen e rrezikshmerise shoqerore e ka shume me te larte se viktima. Turp

    Përgjigju
  • gasper: 08/02/2024 21:05

    Sa e lire eshte jeta per gjykatat tona 6 vjet per nje vrasje 10 apo me shume vjet per nje aksident ne pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?