Qendra Universitare 'Nënë Tereza' Tiranë

Kronikë

I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)

9 Dhjetor 2024, 21:04| Përditesimi: 9 Dhjetor 2024, 23:32

  • Share

Tiranë- Një i dënuar humbi jetën në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë.

Burgjet njoftuan sot (9 Dhjetor) se ka humbur jetën Namik Paja, 73 vjeç, banues në Berat.

“Ky shtetas ishte i dënuar me vendim gjykate për masën "shtrim i përkohshëm", për veprën penale "kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik", thuhet në njoftimin zyrtar.

Mësohet se Paja vuante nga disa patologji, kryesisht ato të shëndetit mendor, për të cilat edhe ishte dhënë verdikti i Gjykatës me shtrim të përkohshëm.

Burgjet deklarojnë se:

“Paja vuante nga disa probleme serioze shëndetësore, përfshirë: Çrregullim Bipolar Tip 1, Insufiçiencë kardiake dhe Sindrom Iskemik i Zemrës, Hipertension arterial (stad II-III), Çrregullime psikotike dhe Hernje umbilikale”, kjo e fundit e diagnostikuar më herët”. 

Gjatë qëndrimit të tij në izolimin me qëllime mjekimi nga problemet psikike, viktima është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe ishte trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore. 

“Ngjarja është raportuar menjëherë tek organet kompetente, përfshirë Prokurorinë, SHKBB dhe Policinë e Shtetit, të cilat po kryejnë veprimet procedurale në përputhje me ligjin. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për humbjen e njeriut të tyre”, vijohet në njoftim. Teksa shkaku konkret i vdekjes mbetet ende i panjohur dhe priten rezultatet e ekspertimit.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?