Tiranë- Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 4 vajza spanjolle pasi dyshoheshin se merreshin me prostitucion.
Të rejat dyshohen se këtë veprimtari të jashtëligjshme e ushtronin në një apartament në rrugën e Kavajës.
Gjatë kontrollit fizik të 27-vjeçares blutë gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabisi dhe një shumë parash.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi", informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
