Foto ilustruese

Kronikë

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë/ Në pranga tutori 20-vjeçar, në kërkim kolumbiani (EMRI)

9 Korrik, 13:08| Përditesimi: 9 Korrik, 13:22

  • Share

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili në bashkëpunim me një kolumbian trafikonin vajza të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.    

I riu i arrestuar është identifikuar si Kenado Prela, ndërsa kolumbiani është ende në kërkim.

Në njoftimin e bluve bëhet me dije se ka nisur hetimi për shtatë të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), pasi u kapën në flagrancë në një apartament me qira ditore në rrugën “Gjon Muzaka, ky dyshohet se ushtronin prostitucion.

Efektivët sekuestruan një shumë parash, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme.   

"Si rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Crossline”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë.  

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.    

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin.     

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të arrestuar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?