Makinetat e Lojërave të Fatit

Kronikë

Tiranë/ Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati në Kombinat! Sekuestrohen 5 makineta, dy persona në pranga! Dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë

11 Dhjetor 2024, 12:54| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 12:57

  • Share

TIRANË - Zbulohet një lokal ku i përshtatur për lojërat e fatit, ku u sekuestruan 5 makineta.

Operacioni policor i koduar "Five" ka goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, duke zbuluar një lokal të përshtatur për këtë qëllim në Kombinat.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar 5 makina lojërash fati, dhe janë arrestuar shtetasit N. L., 38 vjeç dhe A. H., 51 vjeç Dy të tjerë B. I., 54 vjeç, dhe E. M., 25 vjeç, po hetohen në gjendje të lirë. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

'Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokalin e shtetasit N. L., 38 vjeç, në Kombinat, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.

Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit N. L., 36 vjeç, dhe A. H., 51 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. I., 54 vjeç, dhe E. M., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.', thotë policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?