Një 19 vjeçar është vënë në kërkim nga policia në Tiranë, pasi, kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
Në pranga është vënë menaxherja e qendrës së masazheve së bashku me një punonjëse, ndërsa janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Fusion".
“U arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse). U proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë; u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se 19 vjeçari që administronte qendrën e masazhit, e cila ndodhej në rrugën "Nikolla Jorgo", në Tiranë dhe që menaxhohej nga 26 vjeçare, ishte aktiviteti i regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ndërsa ushtrohej prostitucioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.