Kronikë

Tiranë/ Zhvatën 409 mijë euro nga kompania e metrazheve ku punonin, arrestohet shpërndarësi i porosive, në kërkim financierja! Zbulohet skema e vjedhjes

23 Korrik, 11:13| Përditesimi: 23 Korrik, 15:10

  • Share

409 mijë euro minus nga bilanci vjetor, detyruan pronarët e një kompanie tekstilesh me metrazhe në Tiranë të gjenin përgjigje në polici.

Për 6 muaj më radhë, Seksioni për pastrimin e parave në Krimin Ekonomik të Policisë së Tiranës hetoi dhe zbuloi se paratë ishin vjedhur nga shpërndarësi i porosive dhe financierja e kompanisë, dy punonjës të cilëve pronarët, i kishin dhënë besim të plotë pas disa viteve punë në sipërmarrjen e tyre.

Sipas policisë, Erlin Shkoza, 36 vjeç, shpërndarës i porosive, dhe financierja 30-vjeçare manipulonin faturat e shitjes, vepër penale që mendohet të ketë zgjatur në kohë në vitet 2023-2024. Nën hundën e pronarëve, kishin hapur një NIPT paralel në emër të kompanisë, në Elbasan, i cili kishte nisur aktivitetin me paratë e vjedhura nga kompania kryesore dhe më pas fitimet kalonin në dorë të dy bashkëpunëtorëve. Për këto arsye, operacioni i zhvilluar u kodua “Doublefront”, apo “Në dy fronte”.

“Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për shtetasin E. Sh., 37 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasja A. S., 30 vjeçe.  Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Sh. dhe shtetasja A. S. (me detyra respektive shpërndarës i porosive dhe financiere në një subjekt që shiste tekstile me metrazhe), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 2023-2024, kanë vjedhur nga ky subjekt, nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve, rreth 409 000 euro”, shpjegoi policia detaje të dosjes hetimore dhe ngjarjes.     

Gjatë mëngjesit të së mërkurës në Elbasan u arrestua Erlin Shkoza, ky në foto, për të cilin Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa në kërkim u shpall financierja. Burime nga policia thonë se po punojnë për të zbardhur të plotë mashtrimin, i cili kap vlera marramendëse.

1753264382_6fc0c6f825264decb07323fb5f660831.jpg

Erlin Shkoza

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?