Ankandi i Fotovoltaikëve në Tiranë

Tiranë/ Zhvillohet ankandi i fotovoltaikëve hibrid, shpallen 8 kompani fituese! Çmimi mesatar i ofruar 51.3 euro

10 Korrik, 16:08| Përditesimi: 10 Korrik, 16:16

  • Share

Janë shpallur 8 kompani fituese në ankandin e fotovoltaikëve hibrid i zhvilluar këtë të mërkurë tek Piramida në Tiranë.

Gjithsej ishin 9 kompani që konkurruan në ankand dhe shpalosën ofertat e tyre, por njëra prej tyre Voltalia klasifikua si kompani rezervë për shkak të tejkalimit të kapacitetit të parashikuar dhe çmimit që ishte në kufi me tavanin e vendosur që e renditi të fundit në listën e ofertuesve.

Oferta më e ulët ishte 39.7 euro MWh, ndërsa mesatarja 51.3 euro. Ankandi u shpall nga qeveria pak muaj më parë.

Këto janë kompanitë në ofertat e sotme:

Voltalia s.a shp.k kapaciteti i instaluar 70 MW, çmimi 59.94/ MWh
Blessed dhe MATRIX Construction kapacitedt 36 MW, 51.00 euro/MWh
Seman SunPower shpk General Electric dhe agna sha kapaciteti 10 MW oferta 51 euro/MWh
Aga Solar, Notus energy shpk kapciteti 55.7 MW, çmimi 49.9 MWh
Solar PV, Gr ALBANIA, Enterprise Albania dhe RAB kapacitet 29.13 MW çmimi 54.8 euro MWh
JGA consulting, SWiss approval Albania, eterna, Gr Albania 15.2 MË 54.7 euro/MWh
Smart Gynesh Energy technology, Smart Energy grup dhe Erseka Solar e ndarë në dy lote. Për një kapacitet të instaluar 40.3 MWh 53.53 euro /MWh dhe loti 2 20.2 MWh 56.28 euro/MWh
Solar park Gjorica, Infotelecom, Adam global Energy për kapacitet 35.6 MËh çmimi 39.7 euro/MWh
Eco Park grup, Birra Peja Vlorem Energy shpk, Future Energy trading and exhcange Dynamic kapacitet 41.8 MW, çmimi 56.11 euro/MWh.

Kushti për pjesëmarrjen në ankand ishte që kompanitë të ofronin kapacitete jo më pak se 10 MW dhe jo kapacitet më të madh 100 MW dhe me një çmim tavan prej 59.97 euro/ MW.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?