Kronikë

Tiranë/ Zjarr në katin e tetë të një pallati, policia evakuon banorët (VIDEO)

21 Janar, 17:08| Përditesimi: 21 Janar, 19:56

  • Share

Tiranë-Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme katin e tetë të një pallati në kryeqytet.

Incidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë që Policia po merren me evakuimin e banorëve.

"Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të  të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale", informoi sot policia.

Paraprakisht burime për Report Tv informojnë se shkak i zjarrit kanë qenë kabujt elektrike tek kaseta e përbashkët e pallatit të cilët janë përfshirë nga flakët si pasojë e mbingarkesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?