Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë! Vetëm dëme materiale

6 Prill, 10:24| Përditesimi: 6 Prill, 10:25

  • Share

Një zjarr ka rënë në katin e tretë të një banese në Shkozë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur sot orës 09:45.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri është fikur ndërsa policia në njoftimin e saj bën me dije se ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë po ashtu në orët të para të mëngjesit një lokal po në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Lokali është djegur totalisht. Parapakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një difekti.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

“Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një difekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë lokali është djegur plotësisht. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?