Një apartament në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para që vijnë nga vendngjarja, ku duket apartamenti në flakë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia. Teksa bëhet me dije se flakët janë vendosur nën kontroll.
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, teksa shkaqet pritet të zbardhen në vijim.
Komento
Komente
