Kronikë
Top 24

Tiranë/ Zjarr në një pallat në zonën e '21 Dhjetorit', shkrumbohet banesa në katin e tretë (VIDEO)

10 Gusht 2019, 14:48| Përditesimi: 10 Gusht 2019, 16:09

  • Share

TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi familjarët nuk kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes. Raportohet paraprakisht se shkak është bërë një masë elektrike ose dyshohet që familjarët të kenë lënë pajisje elektrike ndezur. 

Shqiptarja.com sjell video nga vendngjarja ku shihet se flakët e zjarrit kanë qenë të mëdha. Zjarrfikësja ka shuar në kohë zjarrin, duke mos përbërë rrezik për apartamentet përreth. 

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?