Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet

28 Nëntor 2024, 15:55| Përditesimi: 28 Nëntor 2024, 16:02

  • Share

Tiranë- Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet (28 Nëntor), ku për mrekulli kanë shpëtuar vetëm me lëndime të lehta nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Ngjarja është shënuar në zonën e Alliasit.

Policia e Tiranës bëri me dije se ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. R., dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë, (me djegie të lehta në dorë), 2 fëmijët e saj të mitur. 

“Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit”, bëri me dije policia.

Ngjarja po hetohet për të zbuluar edhe shkaqet, me anë të ekspertëve piroteknikë dhe të zjarrfikëse.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?