Kronikë

Tiranë/ Zjarri 'përpin' banesën te Pazari i Ri, forca të shumta në aksion për shuarjen! S'ka të lënduar, nuk dihen shkaqet (VIDEO)

10 Korrik, 16:08| Përditesimi: 10 Korrik, 17:12

  • Share

TIRANË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë dhe forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Mësohet paraprakisht se shtëpia i përkiste Nezihat Stërmasit, bashkëshortja e ndjerë e ish-futbollistit të njohur Selman Stermasi, i ekipit të Tiranës, e cila ndërroi jetë disa muaj më parë. Aktualisht banesa ishte vendosur për shërbime dhe strehim social.

Nuk raportohet për persona të lënduar nga vatra e rënë në banesë. Aktualisht në atë shtëpi jetonin disa të moshuar, që mundën të dilnin nga ambientet para se të pësonin dëmtime.

Në aksion për shuarjen kanë qenë 3 zjarrfikëse që punuan për shuarjen e vatrës, ndërsa sipas policisë nuk ka persona të dëmtuar.

Për shkak të erës që e favorizon, forcat operacionale i tremben zgjerimit të hartës së vatrës së zjarrit.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, kurse dëmet materiale janë të konsiderueshme. Paralelisht po hetohet edhe për dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 10/07/2025 19:34

    Apapapa ca pallati del Aty me 3500 euro metri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?