Kronikë

Tiranë, zjarrvënie e qëllimshme në Kodrat e Sharrës, arrestohet autori

15 Gusht 2018, 16:01| Përditesimi: 15 Gusht 2018, 18:33

  • Share

TIRANË- Zjarrfikëset shuajnë në kohë rekord zjarrin e rënë një ditë më parë në Kodrat e Sharrës. Policia në bashkëpunim me Drejtorinë e Zjarrfikses, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen autorit, si i dyshuari i ngjarjes: Almir Sehitaj. Ky person u ndalua sot nga policia për zjarrvënie të qëllimshme në Kodrat e Sharrës. Fatmirësisht dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të zjarrfikseve, nuk pati lëndime në njerëz dhe as dëme materiale. 

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bënë të mundur arrestimin e shtetasit Almir Sehitaj, si shkaktar i zjarrit të rënë një ditë më parë në zonën e Sharrës. Falë ndërhyrjes së Zjarrfikësve të Tiranës u bë e mundur shuarja e zjarrit në kohë rekord, ngjarje e cila ndodhi pasditen e djeshme te kodrat e Sharrës. 

Në këtë aksion u përfshinë 4 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektive të repartit të zjarrfikësve, që bënë të mundur të shuarjen e flakëve dhe të mos lejonin që vatra e saj të përhapej në banesat që ndodhen në këtë zonë. 

Pas hetimeve të zhvilluara nga ekspertë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, u bë i mundur ndalimi i shtetasit Almir Sehitaj, si shkaktar i zjarrit. Sehitaj do të përballet me akuzën për zjarrvënie të qëllimshme.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Naimi: 16/08/2018 17:58

    O Kafsha ishte shoku Enver ai qe te leronte nenen dhe babane. Ridvan Zykaj vrau 8 vete sikur te ishin bageti dhe jo njerez dhe kur e nxorren ne gjykate e kishin veshur e ushqyer ne vend qe ta shembnin ne dajak.

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/08/2018 16:17

    Të dërrmohet gjith periudhën e burgut duke mbjellë pemë, me punë të detyruar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?