Foto ilustruese

Tiranë/Dy persona bien nga lartësia, njëri prej tyre nga Irani, po punonin në një shtëpi në rrugën '5 Maji'

21 Qershor 2020, 15:39| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 17:32

  • Share

TIRANË- Dy persona, njëri prej tyre nga Irani kanë rënë nga lartësia duke punuar në një banesë private në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Personat e dëmtuar janë Y.C., 47 vjeç dhe iraniani Solltan Majalldan, 59 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Akoma nuk dihen shkaqet, nëse ata kanë pasur ndonjë problem shëndetësor apo nëse po punonin pa kushtet e duhura.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se më 16 qershor, një punëtor 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skelat e katit të dytë të pallatit në lagjen "11 Janari" teksa lyente.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?