Foto ilustruese

Tiranë/Kanosi infermierin në QSUT dhe kundërshtoi policët, arrestohet 36-vjeçari

11 Nëntor, 13:54| Përditesimi: 11 Nëntor, 13:56

  • Share

Tiranë-Një 36-vjeçar në Tiranë është vendosur në pranga, pasi ka kanosur një infermier në urgjencën e QSUT dhe ka kundërshtuar efektivët e Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një infermier, te Urgjenca e QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë” , thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?