Ikona e klubit të Tiranës, Augustin Kola, në prag të ndeshjes historike të klubit bardheblu në ‘play-off’ të Europa League kundër Young Boys, që luhet të enjten në Zvicër, thotë se për bardheblutë do të jetë shumë e vështirë. Kola ia lë fatin në dorë Zotit dhe shpreson të jetë ajo ndeshje ku luhet keq, por në fund fitohet.
“Dëshira ime është që ekipi im të luaj mirë, të luaj futboll. Më tepër I jap përqindje ekipit zvicerian se sa ekipit tonë, që unë e kam ekipin e zemrës. Kjo po të flasim me këmbë në tokë, por do zoti e ndihmon Tiranën se nganjëherë luan mirë dhe humb, ndërsa luan keq dhe fiton. Shpresoj të ndodhë kjo e dyta,”-deklaron ikona e klubit bardheblu.
I pyetur nëse do të ketë diferenca të theksuara në fushës mes skuadrës shqiptare dhe asaj zvicerane Kola përgjigjet:
“Po të flasësh me logjikë, edhe si ish-lojtar edhe si trajner, ne duhet të luajmë lirshëm futboll sepse presionin ato e kanë në kurriz. Tirana po humbi nuk i thotë njeri gjë, ndërsa nëqoftëse ekipi zvicerian pëson një gol do futet në presion. Do e ketë më të vështirë.”
Se sa e rëndësishme dhe sa shënon në historinë e Tiranës kjo ndeshje e tregon edhe ky rrëfim nostalgjik i Kolës.
“Ne kishim ëndërr që të bënim një ndeshje ndërkombëtare. Si shqiptar se imagjinon të shkonim deri në Strugë jo më në Kupat e Europës. Kur shkonin për ndeshje ndërkombëtare si me 17 nëntorin, si me ekipin shpresa apo ekipin ndërkombëtar, synonym të mos pësonim shumë gola.”
Nëse Tirana fiton kundër Young Boys atëherë për herë të parë në histori do të marrë pjesë në grupet e Europa League.
Sa gola hengren Teuta dhe Kukesi po aq do te haje edhe Tirona mos me shume ha ha ha.
Përgjigju17 nentori madh..kola .muca..i shkreti minga .josa. baci .sul mema...
Përgjigju