Për analistin Mentor Nazarko mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, do të ndikojë negativisht në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një interviste për Report Tv, analisti Nazarko, tha se kjo mbledhje ushqen palën tjetër, në rastin konkret Serbinë me një retorikë kundër shqiptarëve. Nazarko theksoi po ashtu se palët, në mënyrë elegante, kapërcyen distanven ndërmjet politikës së dy vendeve për shkak të lidershipit të tyre.
‘Ishte në aktivitet efektiv. Të shohësh dy përfaqësuesit e shteteve tona që të mblidhen në një Kuvend. Emocionalisht të shohësh përfaqësuesit e zgjedhur është diçka që të ngrenë peshë. Edhe elektoralisht të dy krahët në dy anët e kufirit ka qenë efektive. Nëse kjo shfaqje emocionale do të shoqërohej nga aktivitete që do ta vendosnin në shina historike të vërteta pa krijuar shqetësime tek fqinjët, një bashkëpunim ekonomik dhe institucional. Kjo shfaqje ndodh në momentin kur Kosova ka hyrë në dialog intensiv me Serbinë. Një shfaqje e tillë mund të ndikojë në një mënyrë të caktuar në këtë dialog. Për pasojë një shfaqje e tillë emocionale dhe elektorale mund të ndikojë një mënyrë të sakatuar, nuk besoj se do të ndikojë pozitivisht pasi u ushqen palën tjetër, Serbinë që me retorikën e saj kundër shqiptarëve. Jemi në momentet kur serbët janë tërhequr nga të gjitha institucionet e Kosovës. Kjo shfaqje tingëllon paska arrogante. Duhet thënë që për shkak të ceremonialitetit, elektoralitetit po të donit, palët e kapërcyen në mënyrë elegante, distancën ndërmjet politikës së dy vendeve për shkak të lidershipit të tyre.’- tha Nazarko.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se dy vendet tashmë duhet të kenë vullnetin dhe të gjejnë modalitetet, në mënyrë që të ndërtohet një format bashkëpunimi në funksion të shtetit dhe aspiratave të kombit shqiptar.
‘Mund të themi historikë në rrafshin e 11-dhjetorit të pavarësisë. Ka pasur edhe një mbledhje të ngjashme në 100-vjetorin e Pavarësisë, por sot u mbajtën fjalimit. Kjo merr një rol dhe një peshë historike mes shqiptarëve. Ndarja ka qenë në shekuj në dallimet që na kanë përcjellë dhe kufijtë që na kanë ndarë. Tani ky fat është në dorë të shqiptarë! Cilat do të jenë lidhjet tona, vullneti i madh për të jetuar të bashkuar në një flamur në një qiell dhe në një diell është aspirata e shtetit tonë. Është në vullnetin tonë dhe duhet gjetur modalitet për të dyja vendet. Mbledhjet e përbashkëta janë ceremoniale. Ne kemi nënshkruar mbi 70 marrëveshje. Por në implementim ka vështirësi serioze. Sepse është jo vetëm në vullnetin e Prishtinës dhe Tiranës, por këta pengohen edhe nga zhvillimet në Rajon nga raporti i normalizimit të Kosovës me Serbinë. Ne nuk jemi në pjesën e iniciativave rajonale për shkak të Serbisë dhe raporti me i Kosovës me Ballkanin e Hapur mbetet i njëjte, sepse askush nuk dëshiron të marrë pjesë diku ku kufijtë e Kosovës nuk njihen. Ne nuk mund të marrim pjesë në një vend ku kufijtë cenohen çdo ditë. Është në vullnetin tonë, duhet të gjehet një modalitet, të ndërtojmë një format të bashkëpunimit në funksion të shtetit dhe aspiratat e kombit tonë.’- tha Haziri.
Kosova dhe Shqipëria mbajtën në Tiranë mbledhjen e parë të përbashkët të dy kuvendeve, ku folën për heqjen e barrierave ekonomike dhe kthimin e kufijve në formalë. Në fjalën e tij Rama kujtoi Hashim Thaçin, si të munguarin e këtij momenti historik, ndërsa Albin Kurti veçoi se dy vendet janë pjesë e një kalaje dhe jo çifligjeve. Nga ana tjetër Sali Berisha braktisi mbledhjen.