Ekipi i Tiranës

Tiranës i bllokojnë merkaton, bardheblutë 106 mijë euro 'gjobë'! Kampionët e Shqipërisë nuk regjistrojnë dot lojtarët

27 Dhjetor 2022, 09:56| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 10:00

  • Share

Kampionët në fuqi të Shqipërisë në futboll, Tirana nuk mundet të afrojë lojtarë të rinj në merkaton e janarit. Për shkak të pagesave të vonuara ndaj ish-futbollistëve, FIFA ka bllokuar regjistrimin e lojtarëve që mund të afrohen në merkaton e janarit. Bëhet fjalë në total për një detyrim prej 106 mijë eurosh ndaj ish-futbollistëve, Agustin Torassa dhe Elton Cale.

Deri në verën e 2021 dy sulmuesit anësorë ishin pjesë e bardhebluve, teksa më pas palët ndanë rrugët. Vonesa me pagesat për disa muaj ka bërë që dyshja t'i drejtohet FIFA-s duke kërkuar të drejtat e tyre. Organizmi i futbollit i ka dhënë të drejtë lojtarëve, teksa Tirana do duhet të shlyejë 106 mijë euro që të afrojë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit.

Braziliani Cale do duhet të përfitojë 67.500 euro nga Tirana, teksa argjentinasi Torassa 38.500 euro. Edhe në merkaton e verës Tirana hasi në një problematikë të tillë, ndërsa një marrëveshje me dyshen bëri që FIFA të zhbllokonte merkaton. Panorama Sport bën me dije se në rast se afati për pagesën nuk shtyhet me marrëveshje midis palëve, Tirana nuk do mund të afrojë lojtarë të rinj në janar, ose do duhet të derdhë shumën e nevojshme në llogaritë e dy futbollistëve.

Cale dhe Torassa

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?