3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi dy prej tyre kanë fshehur të ardhurat dhe i treti dënohet për punësim të paligjshëm.
Një 26-vjeçar J.L dhe 52-vjeçari A.L janë personat e arrestuar nga uniformat blu dhe kanë marrë menjëherë masën “Arrest me burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës pasi kishin fshehur të ardhurat. Të dy personat e arrestuar janë banues në Tiranë.
Krimi ekonomik ka arrestuar edhe një 29- vjeçar për fshehje të ardhurash. Personi i tretë i arrestuar nga policia akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrotjes në punë gjithashtu edhe ka punësuar njerëz në mënyrë të paligjshme. Për këto veprime të tij ka marrë edhe masën “Arrest me burg”, njësoj si dy personat e tjerë, por ndryshe nga dy të arrestuarit e tjerë, 29- vjeçari është banues në Lushnjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.