Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ 34-vjeçari shkon i plagosur me thikë në spital, nisin hetimet

25 Gusht 2021, 15:21| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 15:24

  • Share

TIRANË- Një 34-vjeçar është dërguar në spital i plagosur me thikë, në rrethana ende të paqarta. Bëhet fjalë për të riun Gerion Mano 34 vjeç, i cili rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave është dëmtuar me thikë.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, teksa grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

"Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit", njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?