Tiranë/ 65-vjeçari kallëzon në Polici: Më kanë kërcënuar, shkak konflikti për një pronë

21 Gusht 2023, 22:42| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 22:45

  • Share

TIRANË- Një 65-vjeçar, Flamur Buçpapaj ka bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë së Tiranës se është kërcënuar nga një person tjetër, i identifikuar si Eduart Dumi.

Sipas policisë, shkak për kërcënimin është bërë një konflikt për pronësinë, konkretisht bëhet fjalë për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje. Por ende nuk dihen më shumë detaje.

Pas depozitimit të kallëzimit, policia ka shoqëruar në komisariat Eduart Dumin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sapa: 22/08/2023 06:12

    Ah ky shteti shqiptar qe nuk ekziston dhe nuk do ekzistoje as ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • Iris: 22/08/2023 01:15

    Bucpapaj me prone ne Tirane ?! Keta jane ata qe erdhen ne Tirane me bekimin e Sales,por jo te shtetit ligjor dhe ja sot pasojat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?