Kronikë

Akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës 6-vjeçare në Kamëz, lihet në burg babai i të miturës! Dëshmia tronditëse: Vetëm e kam rrahur me thupër

2 Nëntor 2021, 10:26| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 11:34

  • Share

TIRANË- 27-vjeçari R.K nga Kamza, është lënë në burg pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 6-vjeçare. Prokuroria i ka ngritur akuzën për abuzim seksual R.K, por nuk është vërtetuar akoma nëse është abuzuar me të miturën seksualisht. Edhe sot nuk ka mbërritur akoma akt-ekspertimi mjeko-ligjor, pasi nuk është gati, për shkak të kohës së gjatë që u duhet ekspertëve që ta nxjerrin.

27-vjeçari ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t'i shkonte në shtëpi. Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Ka deklaruar se vetë personalisht e ka dërguar vajzën në spital.

Një ditë më parë Report Tv zbardhi detaje nga hetimi i rëndë që Prokuroria e Tiranës ka në dorë për dyshimet e një abuzimi seksual ndaj një të miture vetëm 6 vjeç nga babai i saj.

Çifti në fjalë, që jeton në Kamëz, janë të ndarë prej 6 vitesh, pra shumë pak pasi e mitura kishte lindur. Kohët e fundit, prej 2 muajsh, burrë e grua kishin lidhur kontaktet me njëri-tjetrin, dhe kishin nisur bashkëjetesën në Kamëz.

Më 28 tetor në orën 19.00, e mitura ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje mjaft të rëndë. Me dyshimet se ndaj saj mund të kishte pasur abuzim seksual, ishin mjekët ata të cilët njoftuan policinë, duke bërë që të nisin hetimet.

Mësohet se nëna e vajzës ka parë disa skena që i ati e qëllonte të voglën me thupër, por në një deklaratë të dyshimtë dhe absurde, nëna mësohet të jetë shprehur se mendonte “se e kishte ngaqë e kishte marrë malli”, pas shumë viteve që babai kishte qëndruar larg tyre.

Prokuroria ka kërkuar ekspertim të shëndetit mendor të prindërve dhe analiza nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 136: 03/11/2021 05:05

    genet e barbarve nga rusia(serbve) qe jan perzi gjat kohes jan kto qe shofim gjat gjith kohes ne lajmet e kronikave te ketilla, te njejtat krime monstruoze ndodhin vetem ne rusi dhe serbi , vetem ato qenie primitive arrijn tbojn nga kto krime. prandaj duhet trrim sa me larg dhe te izoluar nga serbia dhe ndikimi rus. jan vertet te rrezikshem dhe anormal

    Përgjigju
  • Iris: 03/11/2021 00:55

    Si mund te ngesh akuze per abuzim seksual,pa dale akoma raporti i ekspertizes,kete vetem ne Shqiperi e bejne?!Ju kujtohet rasti i disa diteve me pare, kur nje djale u lirua nga burgu,pasi ishte akuzuar per perdhunim nga nje vajze akoma e virgjer?Por me ben pershtypje deklarata e nenes,nje akt deshperimi,mund te them,ose per te mos qene e dyta ne rradhe per t'u rrahur me thuper,ose ka frike se mos humb te dashurin per here te dyte pas ketij incidenti.

    Përgjigju
  • Xccc: 02/11/2021 15:25

    Duhet te denohet dhe nena buçe qe e ka pjell. Nuk i them dot kafshe se ofendohet kafsha por jane te dy skizofrena. Duhen vare mes sheshit kto vemje te behen shembull

    Përgjigju
  • Bajoneta: 02/11/2021 11:50

    Per 1 moment po e marim te mirqene ate qe thote i jati...po mir o plere rrihet femija me thuper o shpellar aq me teper 6vjec.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?