Tiranë/ Bie depozita nga tarraca e pallatit, shkatërrohen 3 makina! Shoferi shpërthen në lot kur sheh dëmin! Pronari i shtëpisë: Jam pensionist, s'kam para t'i dëmshpërblej (VIDEO)

9 Maj 2022, 15:19| Përditesimi: 9 Maj 2022, 22:17

  • Share

TIRANË- Një depozitë uji ka rënë nga tarraca e pallatit në rrugën e Durrësit. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por këto 3 makina janë shkatërruar.

Isuf Shehu, banor i pallatit 220 ku dhe ndodhi ngjarja në rrugën e Durrësit tregon për Report Tv se është njoftuar përmes një telefonate nga komshinjtë se depozita kishte rënë nga tarraca.

"Nuk dinim gjë, erdha u futa brenda, dhe më thanë kështu, pastruam, ka rënë tërmet dhe nuk e ka rrëzuar tërmeti, tani ra kot", tha Shehu.

Depozitën thotë ai e ka kontrolluar herë pas here dhe nuk ka konstatuar dëmtime. Ndërkohë për dëmshpërblimin e pronarëve të 3 makinave thotë se është jashtë mundësive të tij pasi është pensionist.

"Unë kam vetëm pensionin tim", shtoi ai.

Mes makinave të dëmtuara është dhe ky Benz, pronar i të cilit është një i ri student që shpërthen në lot kur shikon atë farë kishte ndodhur. Në vendngjarje mbërritën dhe ekspertët teknikë për vlerësimin e dëmeve, por mbetet e paqartë se kush do të paguajë 3 pronarët e mjeteve që u dëmtuan nga rënia e depozitës. Report Tv bëri një vëzhgim në zonën e rrugës së Durrësit dhe ashtu si në gjithë pallatet e vjetra mica e pallateve, lart në tarracë kanë të vendosura depozita uji.

Që prej vitit 2016 kryetari i bashkisë Tiranë Veliaj ka kërkuar heqjen e tyre si fillim për shkak se japin një imazh jo të denjë estetik për qytetin si dhe janë burim infeksioni. Ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 këshilli bashkiak i Tiranës vendosi heqjen e depozitave nga pallatet që pësuan dëme dhe u shpallën të pabanueshme duke lënë si afat 30 janarin 2020.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 10/05/2022 00:04

    Shite shtepin ,dhe paguaj demin,te behet mesim per te gjithe,kush demton, paguan....

    Përgjigju
  • Liku: 09/05/2022 19:40

    Ka shume depozita te tilla te vendosura ne muret e pallateve qe rrezikojn kalimtaret. Policia bashkiake nuk duhet te lejoje keto depozita te varura ne muret e pallateve vijne verdall neper rruge dhe nuk interesohen per mirmbajtjen e qytetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?