Foto nga ngjarja

Kronikë

Tiranë/ 'Klientja e paftuar' përfundon në lokal, tre të plagosur që po pinin kafen e mëngjesit

30 Gusht 2019, 11:42| Përditesimi: 30 Gusht 2019, 11:54

  • Share

TIRANË- Drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin  dhe ka përfunduar brenda një lokali ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Nuk dihen ende shkaqet që e bënë drejtuesin 50-vjeçar të humbte kontrollin e mjetit. Ngjarja ndodhi në kryeqytet tek "Rruga e Burgut". Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas banorëve tre personat e dëmtuar po pinin kafen e mëngjesit, në momentin që automjeti hyri në lokal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?