Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një ambient të marrë me qira nga personazhi i TikTok, Kozak Braçi.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 në godinën që ndodhet në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”. Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.
“Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftimi i policisë.
Godina në fjalë, prej 3 javësh është marr me qira nga Kozaku për ta kthyer në një sallon për reklamimin e makinave. Gjatë javëve të fundit ai ka pasur debate ne rrjetet sociale me persona të tjerë që reklamojnë makina dhe lënda plasëse dyshohet se i është vënë si mesazh nga individë të tillë.
Mesa duket e kan inat kozakun meqe po I ecen dhe eshte bere dhe familjar , mos u qudisni kur ti bëje Kozaku pesë çuna pastaj as nuk I aftorohen dot ! Ndaj kur punon mire te kan inat thuhet
PërgjigjuZaku cte ngjau prape o derzi, pse bre i uruar pse
Përgjigju