Agim Çeta

Tiranë/ E bija kërkoi ndihmë në 'Pa Gjurmë', i moshuari gjendet i pajetë në Dajt pas katër ditësh i humbur

3 Tetor 2023, 18:46| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 19:27

  • Share

83 vjeçari Agim Çeta që është denoncuar i humbur mesditën e djeshme në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv nga e bija është gjetur pa shenja jete në afërsi të njësisë Dajt, në Tiranë. Ai kishte katër ditë që kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më.

"Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa", njofton policia.

82-vjeçari kishte tre vite që kurohej nga skleroza dhe gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mire. Agim Çeta jetonte në zonën e Medresesë në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij, ku kjo e fundit kujdesej për shëndetin e të moshuarit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?