Kronikë

Tiranë/ Grabiti lokalin dhe tentoi të vidhte dy makinat e parkuara aty pranë, arrestohet 47-vjeçari

18 Mars, 11:40| Përditesimi: 18 Mars, 11:49

  • Share

TIRANË-Policia ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili brenda një dite, vodhi me thyerje në një lokal, 1 automjet dhe tentoi të vidhte në 2 automjete të tjera që u theu xhamat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në kallëzimin e një personi se ishte vjedh lokali i tij, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reaction”.

Si rezultat i operacionit u kap dhe u vu në pranga personi me inicialet F.(Z.) T., 47 vjeç.

‘Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.03.2025, ka vjedhur me thyerje produkte të ndryshme në lokalin e shtetasit L. H. dhe automjetin e këtij shtetasi, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 automjete të tjera të parkuara afër këtij lokali, të cilëve iu ka thyer xhamat. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e vjedhur nga 47-vjeçari’, njoftoi sot policia.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?