Kronikë

Tiranë/ Në kërkim ndërkombëtar për prodhim narkotikësh, ekstradohet nga Madridi 30-vjeçari

3 Mars, 10:06| Përditesimi: 3 Mars, 11:55

  • Share

Tiranë-Një 30- vjeçar është ekstraduar nga Madridi në Shqipëri, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për prodhim narkotikësh.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shqiptarit të kërkuar ndërkombëtarisht, Fabion Gjoni, 30 vjeç i lindur në Koplik.

‘Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.

S.B/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?