Prokuroria e Krimeve të Rënda

Kronikë
Top 24

Tiranë, Krimet e Rënda procedojnë 34 persona për financim të terrorizmit

19 Tetor 2018, 12:12| Përditesimi: 19 Tetor 2018, 12:35

  • Share

TIRANE - Procedohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda 34 persona për financim të terrorizmit.

Report Tv mëson se Prokuroria ka regjistruar procedimin për këta persona pasi dyshohen për lidhje me shtetas të cilët marrin pjesë në luftën siriane. 

Lufta në Siri ka bërë që shumë të rinj shqiptarë të shkojnë dhe të luftojnë në këtë shtet. Disa prej tyre për të luftuar kundër regjimit të Baschar Al Assadit, e disa edhe për shkak të besimit fetar.

Të paktën 6 shqiptarë që luftonin në Siri kanë humbur jetën atje që prej nisjes së konfliktit. Ata janë Halit Maliqaj nga Tirana, Ermal Xhelo nga Vlora, Omer Albani, Edu Samed nga Pogradeci, Bledar Hamza nga Pogradeci si dhe Diamand Rasha nga Elbasani.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?