Tiranë- Policia ka arrestuar një 29 vjeçar, pasi ktheu lokalin që administronte, në dispozicion të vënies së basteve sportive.
Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë konstatuar se në një lokal në fshatin Daijas, viheshin baste sportive, me celular.
Policia vuri në pranga 29- vjeçarin, ndërsa sekuestroi edhe celularin e tij.
'Për këtë rast u arrestua në flagrancë, administratori i lokalit, shtetasi Sh. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë', njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
